WwW.MeGaShQiPeT.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
WwW.MeGaShQiPeT.Tk

Mirë se Vini
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Sondazh
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
 Humore
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Top posters
M@JL0_H@cK3r
Feja Islame Vote_lcapFeja Islame I_voting_barFeja Islame Vote_rcap 
Tema Fundit
» Hyrje!!!!!
Feja Islame Icon_minitimeMon Dec 21, 2009 1:52 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Vitet Pas Lufte
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 11:27 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Fati i Zi!!!!!!!
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 11:26 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Meselet e axhes Isuf
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 11:25 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Mesazhi!!!!!!!!!1
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 11:23 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Porosia e Dëshmorit
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 11:20 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Rregullat e Forumit
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 8:34 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Rregullat per te postuar
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 8:33 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Rrota e Cimes
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 12:33 am nga M@JL0_H@cK3r

» 11 Libra te Zgjedhur Islam
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 12:30 am nga M@JL0_H@cK3r

» Kuiz Islam
Feja Islame Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 12:26 am nga M@JL0_H@cK3r

» Fjalori i Komentimit Të Ëndrave
Feja Islame Icon_minitimeSat Dec 19, 2009 4:39 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Hasa dhe Hysa
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:13 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Berisha!!!!!!!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:12 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Nxensi tuj shku ne shkoll!!!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:11 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Kush e din Pyetjen?
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:10 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Nasradini!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:10 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Kam Haru!!!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:09 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Amerikani Shqiptari dhe Gjermani
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:08 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Stufenti në DISKOTEK!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:07 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Fitorja në WC!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:06 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Kafshët!!!!!!!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:05 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Në Tren!!!!!
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:04 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Policët dhe Hajdutët
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:03 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Patent Shoferi
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:02 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Dy Presidenta
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 11:01 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Buka e Gurbetit
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 10:59 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Kafeneja Jon dhe Stupcat 2010
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 10:57 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Cima Te BABA SHEH
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 10:54 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Stupcat 2010 Ne Shtutgard
Feja Islame Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 10:52 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Buri me Dele
Feja Islame Icon_minitimeThu Dec 17, 2009 10:49 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Agroni, Shqipja, Burimi, Lendita, Lali - Potpuri-2010
Feja Islame Icon_minitimeThu Dec 17, 2009 10:21 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Labinot Rexha & Qamil Hondozi - 2010
Feja Islame Icon_minitimeThu Dec 17, 2009 10:18 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Motrat Mustafa - Të Gjitha së Bashku
Feja Islame Icon_minitimeThu Dec 17, 2009 10:15 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Stupcat Pjesa 3
Feja Islame Icon_minitimeThu Dec 17, 2009 10:10 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Qfar të don zemra ty
Feja Islame Icon_minitimeWed Dec 16, 2009 10:43 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Ne Këndojm Ju Vallzoni 2010
Feja Islame Icon_minitimeWed Dec 16, 2009 10:37 pm nga M@JL0_H@cK3r

» The Kings Shqip 2010
Feja Islame Icon_minitimeWed Dec 16, 2009 10:35 pm nga M@JL0_H@cK3r

» Zyra 2 2010
Feja Islame Icon_minitimeWed Dec 16, 2009 10:31 pm nga M@JL0_H@cK3r

» CIMË POLICI 2 2010
Feja Islame Icon_minitimeWed Dec 16, 2009 10:29 pm nga M@JL0_H@cK3r


 

 Feja Islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
M@JL0_H@cK3r
Admin



Numri i postimeve : 55
Join date : 09/11/2009

Feja Islame Empty
MesazhTitulli: Feja Islame   Feja Islame Icon_minitimeMon Nov 09, 2009 11:45 pm

Mirë se Erdhe Ramazan
Ramazani është muaji i agjërimit në fenë Islame. Ramazani është një nga muajt sipas llogaritjes Islame të kohës dhe ka 30 ditë aq sa dhe i bien ditë agjërimi. Vlera e muajit të ramazanit është e madhe për muslimanët për atë dhe është bërë obligim agjërimi i këtij muaji.Madhështorë e bën këtë muaj Kur'ani famëlartë sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e tijë dhe në këtë muaj është bërë kompletimi i tijë. Këtë muaj janë të obliguar tëgjith muslimanët e muslimanet të e agjërojnë, përveç atyre të cilët lirohen nga agjërimi sipas rregullave Islame.






Pika e parë: Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të "Themeleve të Besimit" të fesë Islame.



Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbështeten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve të nefsit dhe për të shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., për mirësitë që na ka dhënë. Muaji i Ramazanit është një vërejtje dhe paralajmërim nga pikëpamja e Edukatës Hyjnore, sepse ka shumë dobi. Ja një nga këto:

All-llahu xh.sh. i Madhëruar, faqen e tokës e ka krijuar në formën e një sofre, tryeze, me të gjitha llojet e mirësive dhe e ka shtruar përpara të gjithë popujve në një mënyrë të atillë: “nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe në këtë mënyrë, Ai shfaq Edukimin e Gjithmëshirshmërisë dhe Plotmëshirshmërisë së Vet. Njerëzit, nën perden e pakujdesisë të të mirave materiale, nuk po munden të vlerësojnë dhe të çmojnë të mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhëruar me urdhërin e agjërimit të Ramazanit, i shtyn besimtarët të vihen në pozitën e një ushtrie. Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, duke dalur para Mbretërisë, i fton besimtarët të marrin pjesë në një adhurim dhe festë të amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesën Hyjnore të iftarit me fjalën e ezanit të akshamit, duke thënë: “All-llahu- Ekber!", që shpirtërisht ka këte kuptim: "Urdhëroni robërit e Mi të nënshtruar”. Përkundrejt kësaj situate të bukur të Mëshirshmërisë së Gjerë të të Gjithmëshirshmit, besimtarët përgjigjen me një rregullsi dhe përsosmëri të shkëlqyer. Të gjithë besimtarët në momentin e iftarit, përpara sofrës presin urdhërin e Krijuesit të Madhëruar. Çfarë thua, a e meritojnë t’u thuash njerëz,atyre që nuk marrin pjesë këtë adhurim të ndershëm dhe fisnik?

Pika e dytë: Kjo pikë e ka qëllimin tek falenderimi i mirësive të All-llahut xh.sh..dhe përmban shumë dobi, por ne do të parashtrojmë vetëm një. Siç është treguar edhe në “Fjalën e Parë", nuk mund të merret me mend se sa çmenduri është të shpërblesh shërbëtorin për arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerësuar atë që i ka dërguar dhe në mënyrë të pakujdesshme t'i nënvlerësosh ato, kur dihet që ato dhurata kanë vlerë të jashtëzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhëruar, përballë mirësive që ka ekspozuar në faqen e tokës, kërkon falenderime nga njerëzit.

Shkaqet e dërgimit të mirësive, nuk vlejnë për gjë tjetër, por më tepër ato janë si një shërbyes. Ne veten e konsiderojmë mirënjohës ndaj tyre, duke i dhënë një vlerë apo çmim, më shumë se sa e kanë merituar, kurse Bamirësi i Vërtetë, duke u nisur nga arsyeja e mirësive, meriton shumë më tepër falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atë, duke i pranuar mirësitë drejtësisht nga Furnizuesi i Madhëruar, duke e ditur se kush është Pronari i vërtetë dhe të përcaktosh vlerën e tyre. Kjo do të dalë në pah atëhere kur e pranon nevojën ndaj tyre, e kjo vlerësohet vetëm kur agjëron.

Tani e kuptuat se agjërimi në muajin e Ramazanit është një "Çelës" i vërtetë për një falenderim të madh dhe të pastër. Në kohëra të tjera, ngaqë nuk kanë qenë të detyruar, shumë njerëz nuk e kanë ndjerë dhimbjen e urisë dhe nuk kanë mundur të përcaktojnë dot vlerën reale të mirësive. Njeriu nuk mund ta dijë vlerën e copës së bukës të thatë, sidomos pasanikët, të cilët e kanë mundësinë e vlerësimit vetëm gjatë muajit të Ramazanit. Kurse në pikëpamjen e besimtarit, në kohën e iftarit ajo bukë thatë, në dëshminë e shqisës së shijes, na tregon se është një mirësi e madhe.

Duke filluar që nga Mbreti dhe deri tek më i varfëri i fundit, në muajin e Ramazanit, duke vlerësuar mirësitë e All-llahut xh.sh., shpirtërisht e fitojnë sevapin e falenderimit. Besimtari është i ndaluar të hajë ditën, mirësitë e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se këto mirësi nuk janë të tiat. Unë nuk jam i lirë t'i konsumoj në qejfin tim. Ato janë malli dhe mirësia e tjetërkujt dhe duhet pritur urdhërin e Tij. Me këtë mendim duke i vlerësuar mirësitë, shpirtërisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjëruar, ju bëni detyrën ndaj All-llahut xh.sh., që është çelësi i falenderimit.

Pika e tretë: Ne do të shënojmë vetëm disa nga dobitë e shumta të agjërimit, që kanë si pikësynim jetën shoqërore.

Kështu: Njerëzit, Zoti i ka krijuar që të ushqehen në forma dhe mundësi të ndryshme. Sipas këtyre dallimeve, për këtë pasanikët i fton të ndihmojnë të varfërit. Kurse pasanikët gjendjen e dhimbshme të varfërisë, mund ta kuptojnë vetëm atëhere kur duke agjëruar, ta ndjejnë vetë atë. Po të mos ishte agjërimi, shumë pasanikë duke mos e provuar dhimbjen e urisë, do të binin viktimë e nefseve të tyre dhe nuk do të kishin asnjë pikë mëshire për të varfërit, të cilët kanë shumë nevojë për atë mëshirë. Ky mendim që të shtyn të respektosh racën tënde, është themeli i të vërtetës së falenderimit. Patjetër që mund të gjesh dikë më të varfër se vetja, sado i varfër që të jesh. Po qe se nuk detyrohet të vuajë urinë, atëhere askush nuk mund të kryejë detyrimin e mëshirës, që është i obliguar të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit siç e meritojnë. Pa ndjerë dhimbjen e urisë edhe në qoftë se do të bëjë mirë, e bën mangut, sepse nuk ka rënë në gjendjen e saj.

Pika e katërt: Agjërimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumë dobi, ne vetëm* një do të shpjegojmë:

Kështu nefsi i njeriut do ta shohë veten të lirë. Përderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon që dikush t'i ndërhyjë në fushën e vet. Nuk mund të pranojë se dikush po e edukon me mirësi të panumërta. Në veçanti kush ka pasuri dhe pushtet të pakufizuar dhe sidomos kur atë e ndihmon edhe pakujdesia. Në këtë rast, mirësitë e All-llahut xh.sh. i gëlltit si kafshë dhe përfiton si i shfrenuar. E pe se në muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga më i pasuri deri tek më i varfëri e kupton se askush nuk është zot, sepse Pronar është tjetërkush. Askush nuk është i lirë, por rob dhe e pranon se po nuk urdhëroi Ai edhe punët më të thjeshta dhe më të lehta nuk mund të realizohen. As dorën nuk mund ta zgjasë pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Në këto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon të bëjë detyrën kryesore të falenderimit. *nefs, egoja, uni, dëshira që janë të karakterizuara vetëm për këtë botë.

Pika e pestë: Prej shumicës së dobive, agjërimi është ndikimi në edukimin e nefsit,duke i përmirësuar ato. Njërin, të cilin po e përmendim më poshtë, i shërben braktisjes së punëve të liga dhe përmirësimit të sjelljeve të këqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobësinë, varfërinë e pafundme dhe paaftësitë e panumërta. Ai nuk do që t’i shohë ato dhe ta kuptojë se është një i varfër që mund të shkojë drejt zhdukjes. Ky është edhe thelbi i fatkeqësisë, sepse ai është një krijesë që është krijuar prej mishi dhe kocke, që do të prishet së shpejti dhe do të ndahet. Ai mendon se ka një trup prej çeliku, që kurrë nuk do të zhduket, prandaj sulet pas interesave të kësaj bote, duke imagjinuar se nuk do të vdesë. Me një ambicje të tmerrshme dhe me një lidhje të fortë pas kësaj bote, bën çdo përpjekje. Tërhiqet pas çdo gjëje që është e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin që e edukon me Mëshirën e Pasosur. Më në fund rrokulliset në moralin e keq, duke mos menduar për përfundimin e jetës, sepse edhe ai do të vdesë një ditë dhe do të ikë në jetën e përjetshme. Agjërimi i Ramazanit u tregon dobësinë mosmirënjohësve, varfërinë dhe pakujdesinë e tyre. Për shkak të urisë ata mendojnë stomakun dhe e pranojnë nevojën e tij. Me anë të urisë së agjërimit, njeriu e kujton se sa mashtrues është trupi i tij dhe e pranon se ka nevojë për Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn të braktisë idhujtarinë e nefsit dhe të pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Në këtë mënyrë i zgjohet dëshira që të mbështetet në praninë e All-llahut xh.sh. dhe atëhere shpirtërisht bëhet gati që me dorën e falenderimit të trokasë në derën e Mëshirës së Tij (me një kusht që të mos ia prishë zemrën pakujdesia).

Pika e gjashtë: Gjithashtu në muajin e Ramazanit, është zbritur Kur'ani, e cila është një ngjarje e rëndësishme. Ne vetëm për një dobi do të flasim. Kur'ani i bekuar që ka zbritur në tokë pikërisht në këtë muaj, ka zgjedhur për vete muajin e Ramazanit, po këtë periudhë, për të treguar mikëpritjen e mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe për t’u pastruar nga veset e këqija epshore. Për këtë arsye, ne duhet t’i përulemi urdhërit, duke mos ngrënë dhe pirë, veprime këto që të çojnë në përngjasimin e melekëve (engjujve). Pra siç veprojmë kur lexojmë Kur'an, ashtu edhe e dëgjojmë me respekt fjalën e All-llahut xh.sh., me një vëmendje të madhe, sikur se sapo të kishte ardhur nga Ai, nëpërmjet të Dërguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Të duket sikur këto fjalë po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kështu përfiton një kënaqësi shpirtërore, sepse mendon arsyen e zbritjes së Kur'anit në tokë. Veç kësaj, për të tjerët ju bëheni edhe si një përkthyes i posaçëm.

Në muajin e Ramazanit sipërfaqja e tokës shndërrohet në një xhami të tillë, që një milion hafizë të Kur'anit, ia këndojnë atë popullit, të cilët e dëgjojnë me respekt. Kështu sa herë që vjen muaji i Ramazanit. Këtë kuptim e nxjerr në dritë ky Ajet i ndritur:

3) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani.

Me këtë veprim dëshmohet se muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Përveç hafizëve të fesë Islame edhe shumë grupe të tjera, i përulen Atij kur dëgjojnë zërin e bukur të hafizëve, gjithashtu edhe shumë të tjerë këndojnë për vete. Në këtë mënyrë të ndahesh nga një xhami, prej një adhurimi të bukur që i bëhet Zotit dhe të adhurosh nefsin duke ngrënë dhe pirë, padyshim kjo sjellje është e shëmtuar dhe i hidhëron shumë ata që shkojnë në xhaminë e madhe të botës (domethënë të gjithë myslimanët që agjërojnë, konsiderohen si një xhami e madhe). Po kështu edhe kur u kundërshton atyre që agjërojnë muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtërore të të gjithë popujve myslimanë kudo në botë.

Pika e shtatë: Prej shumë dobive të agjërimit të muajit Ramazan, është edhe vërtetimi se kjo botë është një vend tregtimi dhe bujqësie për jetën tjetër:

Pra në muajin e Ramazanit vetëm me një punë të mirë të jetës së mbrapme, përfiton njëmijë sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe të Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtë Ramazanit, për çdo shkronjë të Kur'anit që ti këndon, fiton së paku dhjetë sevape, mirësi dhe fruta të xhennetit. Në muain e Ramazanit, jo dhjetë, por për secilën shkronjë fiton njëmijë, kurse për ato të disa ajeteve, siç janë ato të “Ajetul Kursi”-së, fiton me mijëra sevape. Në të xhumatë e muajit Ramazan dhe në natën e Kadrit, për një shkronjë fiton tridhjetëmijë sevape. Ja pra, një shkronjë njeriut i jep tridhjetëmijë sevape dhe Kur'ani për atë bëhet dobiprurës në muajin e Ramazanit, si një pemë e xhennetit, "Tuba”-s, një dru frutor i shndritshëm dhe i përjetshëm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur këtë tregti të amshuar dhe të përjetshme dhe kuptoje se sa humbje të pafundme është për ata që nuk e çmojnë Kur'anin.

A e kuptove se Ramazani është një model ekspozite dhe shumë fitimprurës për jetën e përjetshme? Për të mbjedhur prodhimet e jetës tjetër, Ai është si ai shiu i prillit në pranverë. Prandaj ndaj mirësive dhe Edukatës së Zotit xh.sh., është si një festë dhe parakalim zyrtar. Ky është një shkak i arsyeshëm për t'i urdhëruar myslimanët të agjërojnë Ramazanin dhe të mos i shtojnë pakujdesitë. Të mos jenë të pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshërore dhe orekseve të papëlqyera. Kështu urdhërohen që për një kohë të shkurtër të braktisin veset kafshërore dhe t’u shëmbëllejnë melekëve të pamëkatshëm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojë se ka hyrë në tregtinë e jetës tjetër, për të mbledhur prodhimet e saj, prandaj le të bëhet njeri i pamëkatshëm për një farë kohe. Shpirtërisht le t’i braktisë nevojat dhe të bëhet Pasqyra e Gjithëdrejtuesit duke pranuar dobësinë dhe varfërinë e vet.

Në muajin e Ramazanit myslimanët në këtë jetë të përkohshme, me një jetë të shkurtër u jepet mundësia të përfitojnë moshën e përjetshme dhe një jetë të përgjithmonshme.Vetëm në muajin e Ramazanit njeriu mund të përfitojë frutat e një moshe të gjatë prej tetëdhjetë vjetësh. Në Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen më shumë se njëmijë muaj.

Shpesh herë një Mbret i Famshëm, disa ditë të vitit i zgjedh për vetveten si ditë festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçëm të vet i njeh me ligje të veçanta, ndoshta dhe u falë dhurata të veçanta, duke qëndruar ballë për ballë njëri tjetrit pa kurrfarë perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnikë.

Po kështu edhe Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, Mbretëria e të Cilit arrin në njëzetetetë mijë botëra, ku të gjitha mbretëritë lëvizin me Fermanin e Urdhërave të Tij. Mesazhin dhe Fermanin më të madh dhe më të përsosur neve na i ka zbritur në muajin e Ramazanit. Kjo është edhe arsyeja që Ramazani të bëhet si festë e veçantë për All-llahun xh.sh., të Gjithdijshëm dhe të shndërrohet në një ekspozitë të madhe të Edukatorit të Vërtetë dhe në një kuvend shpirtëror. Pra kjo festë që thamë është Ramazani i Bekuar. Në të vërtetë për nga angazhimi i largimit të veseve epshore dhe të jetës kafshërore, duhet të na urdhërohet për një agjërim. Përsosmëria e Tij më e madhe është se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga të imagjinatës.

Domethënë secilës shqisë i ndalohet të ndërhyjë në shijime të ndaluara dhe të padobishme.

Përshembull: Gjuhën ta ndalosh nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e papëlqyera, sepse për të tilla veprime është duke agjëruar edhe ajo. Atë ta angazhosh në këndimin e Kur'anit, të bëjë "tespih", të përmendë All-llahun xh.sh., të pendohet për gabimet dhe t’i dërgojë përshëndetje Pejgamberit (a.s.).

Shembull tjetër: Syrin ta ndalosh nga vështrimi i harameve dhe nga lëvizjet në vende të dyshimta, kurse veshin ta drejtosh të mos dëgjojë fjalët e liga, por Kur'anin dhe fjalët e drejta. Në këtë mënyrë edhe shqisat e tjera i shtyn të agjërojnë në këtë muaj të ndritur.

Në qoftë se gjatë agjërimit e ndalon të punojë këtë fabrikë të madhe të stomakut, tryezat e tjera do t’i përshtaten më shumë atij.

Pika e tetë: Për jetën individuale, nga dobitë e shumta që sjell agjërimi i Ramazanit, do të veçojmë vetëm njërën.

Shpirtërisht dhe fizikisht për njerëzit, agjërimi është një ilaç me shumë efekt. Nga pikëpamja mjekësore është një dietë e mirë, sepse njeriu kur ha më tepër se sa duhet dhe pa kontroll, e dëmton stomakun, gjë që mund t’i shkatërrojë shëndetin. Duke gjykuar në këtë formë, ai mund të bëhet i pavëmendshëm edhe për ushqimiet e palejuara, gjë që do ta shqetësojë shumë shpirtërisht, jo vetëm për këtë jetë por edhe për atë tjetrën. Kjo vepër e papëlqyer bëhet shkak që zemra dhe shpirti të mos u binden urdhërave të fesë Islame. Në këtë moment nefsi i pakujdesshëm i merr në dorë frerët e njeriut dhe e sundon atë, duke e çuar ku të dojë vetë. Me agjërimin e Ramazanit njeriu mësohet të mbajë dietë. Të tillë janë edhe evlijatë, që duke ngrënë pak e pastrojnë veten nga veset e nefsit. Kështu nefsi mësohet t’i bindet urdhërave dhe stomaku i dobët e fatzi shpëton nga pesha e rëndë e bluarjes, që bëhet shkak që njeriu të sëmuret shpesh. Njeriu gjatë muajit të Ramazanit disiplinohet,që ai të mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mëson njeriun ta kuptojë se qëllimi i krijimit të tij është të mos e shkatërrojë jetën shpirtërore.

Njeriu në jetën e tij në shumë raste përballohet me urinë, pra agjërimi i Ramazanit është një lloj ushtrimi, që ia kalit durimin njeriut. Agjërimi i Ramazanit zgjat rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe po të mos hahet syfyr, ai zgjat njëzetekatër orë. Pra për të kalitur durimin, ky është një ushtrim shumë i mirë dhe një ilaç për atë që nuk duron dot fatkeqësinë dhe nuk ka rezistencën e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumë anë shpirtërore, sepse pajisjet e saja kanë kontakt me vetë njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinë e një muaji, atëhere sundimin e merr në dorë ai dhe bëhet shkaktari i veseve të tjera, duke u dhënë pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek të vegjëlit, që janë si ato dhëmbëzat interesante, duke u marrur me ulërimën dhe tymin e "fabrikës" shpirtërore të stomakut, të ngrënit i ngatërron ato dhe ua rrëmben kohën e tyre. Po të mos ishte agjërimi, do t’i shtynte të harronin detyrat. Ky është një shkak që prej vitesh shumë njerëz të shenjtë, për të arritur përsosmërinë, e kanë mësuar veten të jetojnë me pak bukë dhe ujë. Me agjërimin e Ramazanit pajisjet e kësaj "fabrike" e kuptojnë se nuk janë krijuar vetëm që t’i shërbejnë asaj. Të tjera pajisje në vend që ta kalojnë kohën në ambjente të papastra të stomakut, ato duke agjëruar, kohën shpirtërisht e kalojnë duke provuar shije si melektë. Agjërimi e detyron njeriun ta kthejë vëmendjen nga ata që e kalojnë jetën pa ngrënë, si engjëjt. Për këtë shkak, në muajin e Ramazanit myslimanët shpirtërisht përparojnë në shkallë të ndryshme dhe sipas meritave fitojnë gëzime, qetësi dhe lehtësira të zemrës. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave të besimtarëve në muajin e Ramazanit, për shkak të agjërimit përsosen dhe fitojnë shumë ngushëllime shpirtërore. Ato qeshin përballë vajtimeve të stomakut.

Pika e nëntë: Pikësynimin kryesor agjërimi i Ramazanit drejtëpërsëdrejti e ka të thyejë imagjinatën prej idhulli të nefsit dhe ta njohë dobësinë që të fillojë të bëjë adhurimin ndaj Krijuesit të tij. Këtu do të pasqyrojmë vetëm njërën nga dobitë e shumta:

Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojë ekzistencën e një Edukatori të Gjithësisë. Ashtu si një faraon, ai kërkon të bëhet idhull. Megjithëse me shumë vështirësi, mundohu sa të duash, damari i tij përsëri kërkon të ringjallet. Ky damar i tij mund të thyhet vetëm me anë të urisë.

Përfundimisht agjërimi i Ramazanit e ka qëllimin drejtëpërsëdrejti të thyejë faraonësinë e nefsit, duke i treguar dobësinë, varfërinë dhe pafuqinë e tij. Ai e njofton se është një rob dhe asgjë më tepër.

Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhëruar, nefsit i ka thënë:”Kush je ti, kush jam Unë". Nefsi i është përgjigjur: “ Unë jam unë, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur në ferr dhe përsëri e ka pyetur, por ka marrë të njëjtën përgjigje: Ene ene, ente ente" (Unë jam unë, Ti je Ti) dhe asnjë torturë nuk i ka mjaftuar për t'ia thyer egon. Më pas All-llahu xh.sh. i ka bërë torturën e urisë, pra e ka lënë pa ngrënë dhe e ka pyetur: "Kush jam Unë, kush je ti?" Atëherë nefsi ka thënë:

4) " Ti je Edukatori im Mëshirëplotë, unë jam robi Yt i dobët".

(O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin tonë Muhammed (a.s.), aq sa është numri i sevapeve që përfitohen nga shkronjat e Kur’anit duke e kënduar në muajin Ramazan. Sjellna të bëjmë vepra të mira për të fituar hirën Tënde. I pastër, i Lartë është Zoti i Gjithfuqishëm, nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë mbi të dërguarit dhe falenderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë.)

100 Fjalë të Urta Islame


Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

1- Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr.
2- Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.
3- “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.
4- Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt.
5- Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.
6- Nëse do që të urrejnë të gjithë, iu thua të gjithëve se kush janë.
7- Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre.
8- Kush e donë një dru, donë edhe degët e saj.
9- Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje.
10- Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.
11- Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron.
12- Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e donë askënd.
13. Turpi është bukuria e femrës ndërsa vlerë te meshkujt.
14- Nëse digjet shtëpia e fqiut, ruaje tënden.
15- Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur.
16- Miqësia është pusi,sa më tepër nxjerrë nga ajo , ajo bëhet më i thellë.
17- Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.
18- Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos e humbur atë çka e ke.
19- Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë , të gjitha vështirësitë do t’i janë të lehta.
20- Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.
21- Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia.
22- Nëse nuk do të keqen nga ti, ik nga e keqja.
23- Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.
24- Kush mbjellë të mira korrë falënderime.
25- Edhe në kopsht të mirë din me qenë ndonjë gjarpër.
26- Jeta është gjëja e vetme që sa më shumë rritet aq më shumë bie.
27- Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij.
28- Përvoja është krahëria të cilin ta falë jeta kur të bien flokët.
29- Paraja është e mirë si shërbëtor, por i keq si pronar.
30- Madhësia e dijes sate lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës sate lind miq.
31- Nëse i verbëri e udhëheq të verbëtin, të dy do të bien në humnerë.
32- Çasti i dhimbjes zgjatë një orë, ndërsa kënaqësia një moment.
33- Nuk duhet t’i frikësohesh krismës sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet.
34- Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tija, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.
35- Nëse do me pa realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur.
36- Kush gabon është njeri,ndërsa ai që në gabime qëndron është djall.
37- Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.
38- Nëse jemi vëllezër nuk na janë qeset motra.
39- Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet.
40- Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.
41- Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.
42- Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë, ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.
43- Rehat flenë ai i cili nuk ka atë nga e cila ai frikësohet.
44- Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe.
45- Nëse dikush mundë ta blej kapelën, nuk mund të blej mendjet.
46- Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat.
47- Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec.
48- Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.
49- Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftë kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekë.
50- Ruaju të ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bënë konak dhe njeriut të ndershëm kur e bjerë në situatë të keqe dhe ahmakut nëse je i mëshirshëm ndaj tij.
51- Mbret unë, mbret ti – kush bënë ujë?
52- Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.
53- I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja.
54- Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë maje.
55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.
56- Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik.
57- Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh.
58- Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.
59- Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.
60- Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.
61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.
62- Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.
63- I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë.
64- Pak dije e shumë punë
65- Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt.
66- Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.
67- Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit.
68- Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol.
69- Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras.
70- Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.
71- Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena.
72- Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua.
73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë.
74- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.
75- Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.
76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë.
77- Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.
78- Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti.
79- Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo.
80- Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha.
81- Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin.
82- Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë.
83- Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.
84- Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur.
85- Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë.
86- Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë.
87- Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok.
88- Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.
89- Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës.
90- Nuk ka më trim se kali qorr.
91- Ruaju derës me shumë çelësa.
92- Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës.
93- Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe.
94- I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.
95- Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar.
96- Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë.
97- Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin.
98- Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur.
99- Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.
100- Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasaniken.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shqipet.forumotion.com
 
Feja Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.MeGaShQiPeT.Tk :: Feja Islame-
Kërce tek: